Ballina Flash

Kumbulla larg “Romës”, në garë katër skuadra

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla është tashmë një hap largimit nga “Roma”. Qendërmbrojtësi nuk është më në planet e verdhezinjëve, të cilët e kanë nxjerr në merkato, për ta huazuar deri në qershor, çka pritet ta ndihmojë lojtarin dhe për të gjetur formën më të mirë.  I dëmtuar prej 10-të muajsh, Kumbulla është gati të rikthehet në fushë dhe janë katër skuadra të cilat kanë shprehur interesin për mbrojtësin 23-vjeçar.

Kështu, skuadra e parë që ka kërkuar shërbimet e Kumbullës në formë huazimi është “Torino”. Tekniku i torinezëve kërkon Ivan Juriç kërkon një qendërmbrojtës pas dëmtimit të Buongiornos. Ndërkohë shërbimet e Kumbullës i ka kërkuar dhe “Genona”, që këtë janar shiti tek “Tottenham” mbrojtësin Rumun Dragusin. Në “radar” janë edhe “Cagliari” dhe “Verona”, kjo e fundit do të ishte një rikthim për 23-vjeçarin.

Për Kumbullën orët në vijim janë thelbësore për të vendosur të ardhmen e tij, duke qenë se 23-vjeçari shpreson të jetë pjesë  e skuadrës kuqezi në finalet e Evropianit, që do të luhet në Gjermani këtë verë.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTirana merr Presidencën e B-40, Veliaj: Të përgatisim Shqipërinë për integrimin në BE
Artikulli tjetërRama pret ministrin Fidan: Takim si gjithnjë mbresëlënës me një mik të çmuar e tanimë të vjetër