Ballina Bota

SEUL – Koreja e Veriut teston raketat për herë të dytë në vetëm pak ditë

SEUL, 29 janar /ATSH-DPA/ – Koreja e Veriut tha se ka kryer testin e raketave për herë të dytë në vetëm pak ditë për të zgjeruar aftësinë e sulmit bërthamor të vendit, njoftoi sot media shtetërore.

“Raketat e goditën objektivin e tyre në një ishull në det midis gadishullit Korean dhe Japonisë”, sipas medias.

Dy raketa të zhvilluara rishtazi, të tipit “Pulhwasal-3-31” u lëshuan dje nën drejtimin e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un.

“Synimi i Kim për të zgjeruar kapacitetin bërthamor të vendit po realizohet siç është planifikuar”, thuhet në raportet.

Armatimi bërthamor i marinës po përshpejtohet gjithashtu.

Koreja e Veriut pretendoi se kishte testuar të njëjtën armë për herë të parë të mërkurën e kaluar.

Përveç raketave balistike me aftësi bërthamore, Koreja e Veriut ka testuar edhe raketa të cilat i përshkruan si strategjike, në disa raste gjatë viteve të fundit.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKaosi dhe lirizmi në ekspozitën “Hapat”
Artikulli tjetërForcohet dollari në tregun valutor, bie euroja