Ballina Ekonomi

Qeveria miraton kompensimin financiar të pronarëve që preken nga ndërtimet e legalizuara

TIRANË, 24 janar /ATSH/ Qeveria miratoi kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Kamzë-Vorë, Fier, Tiranë Rurale 2, Tiranë Rurale 1, Elbasan, Zonat e Stimuluara, Krujë, Gjirokastër, Vlorë, Kavajë, Lezhë dhe Durrës.

Vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 357 679 111,64 lekë, për sipërfaqen 40 540,6 m².

Shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Të ardhurat, që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen, përdoren për kompensimin e pronarëve.

Sipas këtij vendimi, drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tiranë Veri, Tiranë Jug, Kamzë-Vorë, Fier, Tiranë Rurale 2, Tiranë Rurale 1, Elbasan, Zonat e Stimuluara, Krujë, Gjirokastër, Vlorë, Kavajë, Lezhë dhe Durrës të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

Ngarkohen Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDenaj me blegtorët, për dialogun mes tyre dhe përpunuesve, për të siguruar sasi dhe cilësi
Artikulli tjetërQeveria miraton Konventën Lubjanë-Hagë për ndjekjen penale të krimit të gjenocidit