Ballina Ekonomi

Punime në aksin Skuraj-Burrel, devijohet trafiku për mjetet mbi 3.5 tonë

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se për shkak të punimeve të mirëmbajtjes në aksin Skuraj-Burrel do të devijohet qarkullimi për mjetet mbi 3.4 tonë, duke nisur nga nesër e deri më 26 janar.

“Në kuadër të zbatimit të kontratave të mirëmbajtjes në segmentin rrugor Skuraj-Burrel km 11+600, nga data 19.01.2024 deri më 26.01.2024 do të fillojnë punimet për ndërtimin e murit mbajtës, punime të cilat nuk mund të kryen pa bërë ngushtimin e rrugës. Për këtë arsye segmenti Skuraj-Burrel do të jetë i bllokuar për kalimin e mjeteve mbi 3.5 tonë. Lëvizja e tyre do bëhet nga segmenti Rrëshen-Ura e Matit”, deklaroi ARRSH.

Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut dhe vendosjen sinjalistikës provizore.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMarrëveshja për programin INTERREG, forcim ekonomisë së qëndrueshme novatore
Artikulli tjetërMiratohet suprimimi i Agjencisë së Diasporës, Malo: Centralizimi në MEPJ, lehtësi në qasjen koherente të politikave