Ballina Aktualitet

Rama: Nivel i ri investimesh në institucionet arsimore nga veriu në jug

TIRANË, 16 janar /ATSH/ Dy shkolla të reja të Burrelit, gjimnazi “28 Nëntori” dhe shkolla 9-vjeçare “Mustafa Gjestila” kanë hapur dyert.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga rindërtimi i këtyre dy shkollave, teksa u shpreh se ato do t’u shërbejnë 600 nxënësve dhe mësuesve matjanë me standardet më të mira.

Rama ritheksoi angazhimin se këtë vit do të ngrihen në një nivel të ri investimet në institucionet arsimore nga veriu në jug.

“Edhe dy shkolla të reja të Burrelit, gjimnazi “28 Nëntori” dhe shkolla 9-vjeçare “Mustafa Gjestila”, kanë hapur dyert me standardet më të mira për 600 nxënës e mësues matjanë, me angazhimin se këtë vit do të ngremë në një nivel të ri investimet në institucionet arsimore nga veriu në jug”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHasani në Prishtinë: Shqipëria e Kosova, në zemër të përpjekjes për perspektivën euroatlantike të rajonit
Artikulli tjetërRomani “Shqiponja dhe oktapodi”, historia e vërtetë e një polici italian në Shqipëri