VJENË, 15 janar /ATSH-ANSA/ – Një trashëgimtare e re austro-gjermane, Marlene Engelhorn, pasardhëse e Friedrich Engelhorn, themeluesit të kompanisë gjermane kimike dhe farmaceutike BASF, ka vendosur të krijojë një grup qytetarësh për të vendosur se si të dhurojnë një pjesë të pasurisë së trashëguar, e barabartë me rreth 25 milionë euro.
Engelhorn, e cila është 31 vjeçe, u dërgoi 10 000 njerëzve të zgjedhur rastësisht në Austri një letër duke u kërkuar atyre të plotësonin një anketë.
Nga ata që e përfundojnë atë, ajo më pas do ta kufizojë atë në 50 persona me prejardhje të ndryshme, të cilët ajo beson se përfaqësojnë popullsinë austriake, të cilët më pas do ta ndihmojnë atë të zhvillojë ide se si t’i shpërndajë paratë.
“Unë kam trashëguar një pasuri, dhe rrjedhimisht pushtet, pa bërë asgjë për këtë”, tha Engelhorn, cituar nga BBC News duke shtuar se “shteti nuk dëshiron as taksa për këtë”.
Austria hoqi tatimin mbi trashëgiminë në vitin 2008 dhe trashëgimtarja beson se kjo është e padrejtë.
Revista amerikane “Forbes” vlerësoi pasurinë e Traudl Engelhorn-Vechiatto në 4,2 miliardë dollarë.
“Nëse politikanët nuk e bëjnë punën e tyre dhe nuk e rishpërndajnë, atëherë unë duhet ta rishpërndaj vetë pasurinë time”, shpjegoi ajo në një deklaratë duke shtuar se “shumë njerëz luftojnë për të përballuar jetesën me një punë me kohë të plotë dhe për të paguar taksat”./ /a.i/






















