Ballina Bota

GJERMANI – Mijëra persona demonstrojnë kundër partisë së ekstremit të djathtë AfD

ESEN, 15 janar /ATSH-DPA/ – Sot në mbrëmje, më shumë se 10 000 njerëz demonstruan kundër partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) në qytetin Essen në perëndim të vendit dhe Leipzig në lindje.

Shumë prej tyre mbanin pankarta me slogane të tilla si: “Mos i lini nazistët të marshojnë ose të marrin pjesë në qeveri”.

AfD ka parë që popullariteti i saj të rritet teksa shfrytëzon ankthin ekonomik dhe frikën e migracionit. Sondazhet tregojnë AfD-në si partinë e dytë më të fortë në Gjermani. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZbulohen mikroorganizmat përgjegjës për rrudhat e fytyrës
Artikulli tjetërVeliaj: Fokusi ynë, ta bëjmë Tiranën histori suksesi