Ballina Aktualitet

Negociatat me BE, Gjonaj: Viti 2024 na gjen të përgatitur për hapjen e kapitujve mbi sistemin gjyqësor dhe administratën

TIRANË,13 janar/ATSH/ Viti 2024 e gjen Shqipërinë më të përgatitur në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropianë.

Etilda Gjonaj, Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, përmes një postimi në rrjetet sociale ka kujtuar rrugën e ndjekur nga vendi ynë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropianë.

“Hapat e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Viti 2023 ishte një vit shumë i rëndësishëm dhe me arritje positive përsa i përket integrimit europian të Shqipërisë. Këshilli Europian mirëpriti përparimin që Shqipëria ka bërë në disa reforma, duke përfshirë dhe përfundimin me sukses të procesit të “screening”.”, shkruan Gjonaj.

“Viti 2024 na gjen të përgatitur për hapjen e Cluster I – “Themeloret” , që përfshin kapitujt mbi sistemin gjyqësor, të drejtat themelore, antikorrupsionin, shtetin e së drejtës dhe administratën publike!”, nënvizon Gjonaj.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVon Cramon për njohjen e targave RKS nga Serbia: Hap drejt njohjes de facto
Artikulli tjetërNis Censi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë Dimërues në 33 vendnumërime në Shqipëri