Ballina Flash

“Open House Tirana” njeh të rinjtë me objektet historike të qytetit

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Gjatë periudhës dhjetor ‘23 – janar ‘24 u realizua projekti Open House Tirana.
Ky projekt kulturor për herë të parë vjen në Tiranë, ku të rinj, profesionistë, turistë dhe qytetarë patën mundësinë të njihen me objekte me rendësi për qytetin e Tiranës si dhe të krijimit të Shqipërisë.
Gjatë këtyre ditëve arkitektët më të njohur në vend si dhe ekspertë në fushën e trashëgimisë kulturore, prezantuan objekte duke treguar sekrete të fshehura brenda këtyre objekteve.
Ky projekt është aq i veçantë për qytetin e Tiranës pasi jo vetëm që hap dyert e këtyre objekteve për të gjithë, por gjithashtu mundëson dokumentimin e vlerave historike nga ekspertët si dhe ruan kujtimet më të vjetra të vetë banoreve të këtyre ndërtesave.

Ky projekt u realizua në kuadër të Open House Worldwide në bashkë-organizim me shoqatën e arkitektëve Architecture Fundin Albania dhe me mbështetjen e Bashkisë Tiranë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTurizmi kulturor në vitin 2023 tejkaloi edhe shifrat entuziaste para pandemisë
Artikulli tjetër“Korrupsion aktiv në zgjedhje”, SPAK dërgon për gjykim Gazmend Canajn