Ballina Ekonomi

Austria zgjeron investimet në Shqipëri

TIRANË, 5 janar /ATSH/ Investimet e huaja austriake në Shqipëri shënuan rritje gjatë vitit 2023.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet  austriake, ndërmarrjet me aksionerë austriakë për 9-mujorin sollën flukse të reja investimesh në vlerën e 88 milionë eurove, në rritje me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Investimet austriake në Shqipëri janë të përqendruara sidomos në tregun e sigurimeve, në sektorin energjetik, në shërbimet e hotelerisë, ndërtimit, etj.

Stoku i investimeve austriake ka arritur në 800 milionë euro, 20% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakStoku i investimeve turke u rrit në vlerën 968 milionë euro
Artikulli tjetërFinalizohen 2 operacione, kapen 2 pjesëtarë të një grupi kriminal në Itali