Ballina Ekonomi

OSHEE, masa për furnizimin me energji në festat e fundvitit

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, në prag të festave të fundvitit ka hartuar planin e masave, i cili synon të sigurojë furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve.
OSHEE-s njofton se, teksa kërkesa për energji elektrike në ditët e fundit të vitit rritet, është në gatishmëri për të marrë masat e nevojshme për situatat që mundtë paraqiten.

Sipas OSHEE-s, në gatishmëri do të jenë mbi 1400 punonjës, të ndarë sipas rajoneve.

Ndërkaq, në dispozicion të konsumatorëve  janë vënë dhe numrat e kontaktit në bazë rajonesh, të cilat janë në shërbim 24 orë.

Gjithashtu, për të gjithë territorin qëndrojnë në funksion dhe 2 numrat unikë të call center 042274141 dhe 044401414.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNisin punimet në Lotin 3 dhe 4 për ndërtimin e autostradës Elbasan-Qafë Thanë
Artikulli tjetërHovenier me mesazh urimi: Normalizimi Kosovë-Serbi mbyllet me njohje reciproke