TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi një takim me Prof. Dr. Pandi Zdruli.
Në takim u bisedua për mundësinë e kontributit në strategjinë e bujqësisë si dhe identifikimin e studentëve apo ekspertëve që kanë punuar në institucione ndërkombëtare dhe kanë dëshirë e interes për zhvillimin e këtij sektori në vendin tonë.
Prof Zdruli punon si kërkues shkencor, profesor i shkencës së tokës dhe burimeve natyrore pranë Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve të Avancuara Agronomike Mesdhetare Instituti Agronomik i Barit, Itali.













