Ballina Flash

Margariti: Fyejt e Gramshit shpallen pasuri kombëtare

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Fyejt e Gramshit shpallen pasuri kombëtare.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, teksa shkroi në rrjete sociale, se “për tingullin e magjishëm, për mjeshtërinë e realizimit dhe traditën që trashëgohet brez pas brezi, fyejt e Gramshit shpallen pasuri kombëtare”.

Margariti tha se, “Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale shqyrtoi kërkesën e Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale, dhe vendosi shpalljen e “Fyejve të Gramshit” “Kryevlerë Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”.

Kavalli ose fyelli i Gramshit është një ndër instrumentet më tërheqës e më të lashtë në fondin e artë të trashëgimisë muzikorë shqiptare, si dhe një ndër dokumentet më të rëndësishëm të muzikës instrumentale polifonike shqiptare.

Ky instrument konsiderohet si pjesë e rëndësishme e kulturës muzikore tradicionale shqiptare dhe paraqet një ndër format më të hershme të polifonisë instrumentale.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Destatis: Pasuritë e patundshme shënuan një rënie me 10%
Artikulli tjetërBasha uron Krishtlindjen: Zoti na udhëheqtë drejt mirësisë, paqes dhe begatisë