Ballina Aktualitet

Berisha: Epoka që solli PD ka marrë fund

TIRANE, 23 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot në një takim me Forumin e Gruas të kësaj partie, se PD është në një betejë për jetë dhe vdekje për ekzistencën e saj.

“Kjo parti, që përmbysi dhe ndau epoka dhe solli për shqiptarët epokën më të ndritur në tërë historinë e tyre, ka një trashëgimi të jashtëzakonshme. Por në qoftë se si njerëz që do u përmbahemi të vërtetave, duhet të pranojmë se ajo epokë që solli PD, ka marrë fund.
Ajo nuk ekziston më në parimet e saj të lirisë përveç tregut, ajo epokë nuk ekziston më në Shqipëri”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, sot në Shqipëri është vendosur një monizëm më i fuqishëm se ai i rrëzuar në vitet 1990-1991. “Ne jemi sot opozitarët e kauzave të tradhtuara. Sepse ne nuk duhet të lejonim kurrë të ndodhnin këto. Ne kishim çdo fuqi për të mos lejuar instalimin e kësaj që është instaluar”, tha Berisha.

Ai tha se de facto, Kuvendi ai nuk ekziston më dhe kjo është meritë e jashtëzakonshme e deputetëve të parlamentit.

” Beteja e tyre kundër meje, në fakt ka qenë beteja ime kundër tyre. Në fakt ka qenë beteja e Sali Berishës kundër tyre. Sepse unë i detyrova ata të ndjekin çdo hap në rrugë antikushtetuese, antiligjore”, tha Berisha sa i takon autorizimit të Kuvendit për SPAK për masë sigurie arrest me burg apo shtëpie.

Berisha tha se mosbindja civile është beteja pa kthim me moton o sot o kurrë. Sipas tij, kjo mosbindje ka dhënë rezultatet e para të shkëlqyera.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPodcasti “Flasim”, Rama bisedë të veçantë me Imzot Arjan Dodën
Artikulli tjetërIZRAEL – IDF: Dhjetra luftëtarë të Hamasit të vrarë, bomba të gjetura edhe në çerdhet e Gazës