Ballina Aktualitet

Rama: Pamje mbresëlënëse nga pista e skive në Dardhë

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Dardha, fshati turistik vetëm 18 km në juglindje të Korçës, është një prej destinacioneve më të frekuentuara gjatë sezonit të dimrit.

Më të veçantë këtë fshat turistik e bën edhe pista e skive, e cila kryesisht gjatë fundjavave kthehet në një prej atraksioneve kryesore për turistët vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga pista e skive në Dardhë e mbushur me turistë.

“Pamje mbresëlënëse që vijnë nga pista e skive në Dardhë, në stinën më të bukur për turizmin malor”, shprehet Rama.

Rruga për në Dardhë është e lehtësisht e aksesueshme pas mirëmbajtjes pa ndërprerje me mjetet borëpastruese për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës megjithatë rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakINSTAT: Prodhimi i ullinjve u rrit me 43.16%
Artikulli tjetërHAPËSIRË – NASA transmeton një video me mace nga hapësira e thellë me rreze lazer