Ballina Aktualitet

Hasani: Lidhje e fortë dhe partneritet strategjik me Turqinë

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u organizua sot aktiviteti për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani rikonfirmoi në fjalën e tij në këtë aktivitet lidhjen e fortë që ekziston mes dy vendeve tona, të ndërtuar mbi bazat e forta të miqësisë dhe vlerat e përbashkëta.

“Partneriteti ynë strategjik dhe përpjekjet tona kanë sjellë rezultate konkrete në sektorë të ndryshëm. Turqia dhe njerëzit e saj na qëndruan pranë në kohët tona më të vështira dhe ne të gjithë ju jemi jashtëzakonisht mirënjohës”, tha Hasani.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQeverisja mjedisore, Prezenca e OSBE paraqet gjetjet paraprake të anketës
Artikulli tjetërDervishi takim me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe medias investigative