Ballina Ekonomi

Në shtatë shkolla në Elbasan, prodhohet energji elektrike nëpërmjet paneleve fotovoltaike


TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Në disa objekte arsimore të Elbasanit janë instaluar panele fotovoltaike të integruara për gjenerimin e energjisë elektrike.

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri ka publikuar në rrjetet sociale një video nga shkollat në të cilat janë vendosur panele fotovoltaike.

Në këto shkolla konsumi i energjisë mbulohet nga energjia e rinovueshme ndërsa është caktuar edhe buxhet për mirëmbajtjen e tyre.

Gjinkuri deklaron se janë 7 shkolla në Elbasan që prodhojnë energji elektrike nëpërmjet paneleve fotovoltaike duke sjellë reduktimin e 54,000 kilogramë C02 në mjedis dhe kursim financiar.

Paratë që kursehen nga energjia elektrike shkojnë drejtpërdrejtë për investime në infrastrukturën arsimore dhe laboratorë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEL AVIV – Gallant: Lufta e Izraelit kundër Hamasit do të zgjasë
Artikulli tjetërAKU: Gjobiten tre subjekte për shkelje të ligjit