Ballina Flash

Rama: Dhjetori i festave në Vlorë


TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ Festat e fundvitit i kanë shtuar shkëlqimin qytetit bregdetar të Vlorës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga atmosfera e ngrohtë që ofron qyteti bregdetar i Vlorës, këto pragfestash.

Dekori festiv i shtrirë në të gjitha rrugët i ka dhënë një pamje mahnitëse qytetit që pret mijëra turistë gjatë sezonit veror, por edhe në stinët e tjera të vitit.

Ndërsa bregu i Lungomares të ofron një pamje spektakolare, ku reflektimi i dritave mbi det shumëfishon ngjyrat festive./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSterilizimi, Beqaj merret në pyetje në SPAK
Artikulli tjetërITALI – Meloni: Rama u sulmua vetëm se ka ndihmuar Italinë