PEKIN, 7 dhjetor /ATSH-DPA/ – Liderët e BE-së dhe Kinës nisën sot bisedimet për marrëdhëniet e ndërsjella tregtare dhe situatën gjeopolitike.
“Presidenti kinez, Xi Jinping tha në Shtëpinë Shtetërore në Pekin se bisedimet e mëparshme, për tregtinë dhe mjedisin, kishin arritur rezultate të mira këtë vit”, njoftoi televizioni shtetëror kinez.
“Kina dhe BE-ja duhet të punojnë së bashku për stabilitetin dhe zhvillimin global në kuadër e ndryshimeve të papritura në politikën globale”, tha ai.
Presidenti i Këshillit të BE-se Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen së bashku me delegatë të tjerë do të marrin pjesë në bisedime.
“Kina dhe BE-ja kanë një marrëdhënie të rëndësishme, por komplekse ekonomike dhe gjeopolitike”, shkroi von der Leyen përpara takimit në X, i njohur më parë si Twitter.//a.i/























