Ballina Aktualitet

Dhjetori i festave në Kolonjë, Rama ndan pamje nga dekori i qytetit

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Kolonja e dekoruar me pemën e Krishtlindjeve dhe dritat shumëngjyrëshe është gati për të pritur festat e fundvitit.

Kryeministri Edi Rama publikoi mbrëmjen e sotme në rrjetet sociale pamje nga Kolonja e dekoruar.

Dhjetori është muaji i festave dhe si të gjitha qytetet, edhe Kolonja është përfshirë nga atmosfera e gëzueshme e këtyre ditëve.

Përveç pemës së madhe të vendosur në qendër të Kolonjës, vezullimi i dritave shumëngjyrëshe dhe zbukurimet e ndryshme kanë krijuar tashmë atmosferën festive në këtë qytet.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOCIALE – Pse çiftet e reja ndahen më shumë?
Artikulli tjetërBRUKSEL – Borell: Zgjidhja e konfliktit izraelito-palestinez mund të jetë vetëm ajo e përqendruar në dy shtete