Ballina Bota

BRUKSEL – Borell: Zgjidhja e konfliktit izraelito-palestinez mund të jetë vetëm ajo e përqendruar në dy shtete

BRUKSEL, 4 dhjetor /ATSH-AA/ – Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell propozoi zgjidhjen me dy shtete për konfliktin e gjatë izraelito-palestinez.

“Zgjidhja mund të jetë vetëm politike, e përqendruar në dy shtete,” tha Josep Borrell në X, pasi foli në telefon me ministrin e Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian.

Borrell tha se ”pasojat rajonale nga konflikti i vazhdueshëm izraelito-palestinez duhet të shmangen”.

Ai shtoi se i kërkoi Iranit që “të përdorë ndikimin e tij dhe të punojë në mënyrë aktive për të shmangur çdo përshkallëzim të mëtejshëm në rajon”.

Ushtria izraelite rifilloi bombardimin e Rripit të Gazës të premten në mëngjes pasi shpalli fundin e një pauze humanitare njëjavore.

Izraeli nisi sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në enklavën e bllokuar pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDhjetori i festave në Kolonjë, Rama ndan pamje nga dekori i qytetit
Artikulli tjetërGAZA – Ndërpriten shërbimet e telekomunikacionit në Rripin e Gazës