TIRANË, 1 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot videon nga ndezja e dritave të Dhjetorit të Festave në qytetin e Shkodrës.
“Dhe thonë pastaj disa ç’rëndësi ka vota. Ja pra që ka rëndësi, sa lezet ka Shkodra”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Në orën 18:00 të mbrëmjes së sotme, bashkia e Shkodrës ndezi dritat e Festave pasi gjatë këtyre ditëve u punua për vendosjen e dekorit festiv kudo në qytet. Qindra qytetarë ishin të pranishëm në ceremoni, duke ndezur atmosferën festive që do e shoqërojë Shkodrën gjatë gjithë muajit.
Edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh drejtuese politike e PS për qarkun e Shkodrës, Elisa Spiropali ndau videon nga ndezja e dritave të Dhjetorit të Festave në këtë qytet.
“Shkodra tani! U ndezën dritat e Dhjetorit të Festave”, shkroi Spiropali në rrjetet sociale.
/r.e/























