Ballina Flash

Tirana i mirëpret të gjithë, edhe Ferizaj në Paradën e 28 nëntorit

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shpërndarë një video të homologut të tij në qytetin e Ferizajt, ku u ka bërë thirrje mbarë shqiptarëve për t’iu bashkuar paradës dhe festës në Tiranë.

“Tirana i mirëpret të gjithë të festojmë së bashku 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë  në Paradën kuq e zi më 28 Nëntor, ku do jemi 1 zemër kuqezi”, shkruan Veliaj.

Ndërkaq, kryetari i Komunës, Agim Aliu siguron se Ferizaj pa dyshim do të jetë pjesë e kësaj feste me vlerat e saj kulturore, rinore dhe sportive.

“Tirana, më 28 nëntor të këtij viti do të mbledhë shumë nga komunat nga e gjithë gjeografia kombëtare. 28 Nëntori në rrugët e Tiranës, nën flamujt kuqezi të festës, me paradën e organizuar nga miku im Erion Veliaj. Tok së bashku do të festojmë, me ansamblet, grupet artistike sportive e rinore në kryeqytetin e gjithë shqiptarëve, Tiranën e shumëdashur nga të gjithë. Ferizaj pa dyshim do të jetë pjesë e kësaj feste me vlerat e saj kulturore, rinore dhe sportive”, thekson Aliu.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Kompani finlandeze shkelin sanksionet e BE-së kundër Rusisë
Artikulli tjetërRindërtimi pas tërmetit, Delegacioni i BE-së: 7️ nga 19 objekte të trashëgimisë kulturore janë përfunduar