Ballina Flash

Kurti takon O’Brien: SHBA konfirmon mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën

PRISHTINË, 11 nëntor/ATSH/- Kryeministri Albin Kurti është takuar në Francë me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien, me të cilin ka biseduar mbi progresin ekonomik dhe demokratik të Kosovës.

Kurti në një postim në rrjetin social X ka thënë se në këtë takim ka marrë konfirmimin për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën.

“Kënaqësi të takoj ndihmës sekretarin e Shtetit O’Brien, i cili konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën. Diskutuam përparimin e shpejtë ekonomik dhe demokratik të Kosovës – i njohur gjerësisht nga organet ndërkombëtare – dhe unë përsërita përkushtimin tonë për anëtarësimin në BE dhe NATO si objektivat tona kryesore strategjike”, ka shkruar ai.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDuka: I tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit të Egnatias, Raphael Dwamena
Artikulli tjetërROME- Meloni: Marrëveshja me Tiranën është një model edhe për vende të tjera të BE- së