Ballina Bota

SHBA – Biden i kërkon Netanyahut një pauzë tre-ditore

UASHINGTON, 7 nentor /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar kryeministrit Benjamin Netanyahu një pauzë tre-ditore në luftime për të lejuar përparimin në lirimin e disa prej pengjeve në duart e Hamasit.

Këtë e bën të ditur Axios, duke cituar disa burime, sipas të cilave kërkesa është bërë në telefonatën e djeshme.

Sipas propozimit që po diskutohet aktualisht midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Katarit, Hamasi do të lironte 10-15 pengje dhe do t’i përdorte tre ditët për të verifikuar identitetin e të gjithë pengjeve dhe për të dorëzuar një listë me emrat e tyre. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Shitet për 44 milionë dollarë diamanti ”Bleu Royal”
Artikulli tjetërBERLIN – Qeveria federale gjermane do të paguajë 7 500 euro për çdo refugjat