Ballina Ekonomi

Rama: Vijon puna në rrugën Peshkopi-Maqellarë, mbështetje për bujqësinë dhe agroturizmin

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Në kantierin e rrugës Peshkopi-Maqellarë, vazhdim i rrugës së Arbrit, po vijon puna në lotin 3, ku aktualisht po punohet për gërmimin, mbushjen e trupit të rrugës dhe ndërtimin e dy urave.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna për ndërtimin e kësaj rruge.
Rama tha se “ky aks rrugor vazhdim i Rrugës së Arbrit, jo vetëm do të shkurtojë distancat mes fshatrave përreth Dibrës e Tiranës, por do të jetë një mbështetje për bujqësinë dhe agroturizmin e zonës”.

Kjo rrugë do të përmirësojë cilësinë dhe standardet e rrugës që është e kategorisë C2, por nga ana tjetër do të shkurtojë në 9, nga 11 km që është aktualisht rruga Maqellarë-Peshkopi.

Me përfundimin e punimeve rruga nga dalja e Tiranës deri në Peshkopi do të përshkohet për 1 orë, ndërsa do të nxisë fluksin e qarkullimit të vizitorëve dhe turistëve në këtë zonë.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSeanca për Berishën në GJKKO, caktohen 2 avokatë nga shteti
Artikulli tjetërKOMENT – SYRIZA sërish drejt ndarjes?