TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Qyteti i Gjirokastrës iu bashkua nismës botërore në mbështetje të refugjatëve.
Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi dhe përfaqësuesi i UNHCR-së në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi nënshkruan sot deklaratën e solidaritet.
Golemi tha se “gjirokastritët vazhdimisht kanë çelur dyert dhe zemrat, për të mbrojtur dhe strehuar në kohë të vështira të huajt që kanë pasur nevojë”.
Kryebashkiaku Golemi përmendi rastin e shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe mikpritjen e vëllezërve nga Kosova në vitin 1999.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, UNHCR, u themelua më 14 dhjetor 1950, nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. UNHCR mbron të drejtat dhe mirëqenien e refugjatëve. Në më shumë se gjashtë dekada, UNHCR ka ndihmuar që dhjetëra-miliona njerëz të rifillojnë jetën e tyre.
/k.s/r.e/























