TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku do të marrë pjesë në forumin “Global Gateway” mbi sfidat aktuale të Europës dhe rëndësisë së bashkëpunimit ndërkombëtar.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeministri Rama është takuar edhe me Komisionerin e BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi.
“Me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, për të diskutuar mbi Planin e Ri të Rritjes Ekonomike, që u shpall në Samitin e Tiranës dhe do të mbështesë vendet e rajonit me 6MLD€”, shkroi Rama në rrjetet sociale, ku publikoi momente nga takimi.
Forumi “Global Gateway” bën bashkë përfaqësues të qeverive nga Bashkimi Evropian dhe nga e gjithë bota me sektorin privat, shoqërinë civile, institucione financiare dhe organizata ndërkombëtare në një takim dyditor, vetëm me ftesa, në Bruksel në datat 25 dhe 26 tetor.
/r.e/























