TIRANË, 23 tetor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes dhe njëherësh drejtues politik i PS në Qarkun Korcë, Niko Peleshi së bashku me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilluan një bisedë me profesorët e Fakultetit të Agronomisë së Universitetit të Korçës për qendrën e kërkimit shkencor që ndërlidh dijen me fushën e bujqësisë.
Peleshi u shpreh se, me investimet e reja në laboratorë dhe zgjerimin e mëtejshëm të kërkimit shkencor, të rinjtë nxiten drejt arsimit në këtë fushë, ku këtë vit janë regjistruar 150 studentë më shumë se vitet e tjera.
Ndërsa ministrja Denaj theksoi se, në takim u dakordësua një rrugë e re bashkëpunimi me QTTB Korçë në lidhje me laboratorët dhe zgjerimin e mëtejshëm të kërkimit shkencor.
Me rëndësi të veçantë, u shpreh Denaj, është nxitja e të rinjve drejt arsimimit në këtë fushë, ku sot në degët e bujqësisë të Universitetit të Korçës kemi të regjistruar 150 studentë më shumë se vitet e tjera.
/r.e/













