Ballina Aktualitet

Mazniku takon ambasadoren e Zvicrës: Bashkëpunim për forcimin e mirëqeverisjes vendore

TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi një takim me ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber.

Mazniku u shpreh se, me Huber zhvilluan diskutime të frytshme për vazhdimësinë e bashkëpunimit në forcimin e mirëqeverisjes vendore.

Gjithashtu në takim u diskutua për zhvillimin lokal e rajonal, si dhe forcimin e kapaciteteve në zbatimin e praktikave për rritjen e eficiencës energjetike.

“Gjatë një diskutimi mjaft të frytshëm me ambasadoren e Zvicrës, Ruth Huber, për vazhdimësinë e bashkëpunimit në forcimin e mirëqeverisjes vendore, zhvillimin lokal e rajonal si edhe forcimin e kapaciteteve në zbatimin e praktikave për rritjen e eficencës energjetike”, shkroi Mazniku në rrjetet sociale.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoçiu: Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, pajisje të teknologjisë së fundit
Artikulli tjetërKINË – Pekini: Arsenali ynë bërthamor është vetëm për vetëmbrojtje