TIRANË, 16 tetor/ATSH/ Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dënoi sulmin e ndodhur në Bruksel, këtë mbrëmje, ku mbetën të vrarë dy qytetarë suedezë, duke e cilësuar si terrorist.
“Para disa minutash Brukseli u godit nga një atentat terrorist islamik. Në momentin që po ju flas, ju mori jetën dy evropianëve, dy suedezëve. Evropa u trondit dhe ne jemi këtu duke e përmendur bashkë dhe kjo tregon evidencën e asaj që ju jeni evropianë me zemër, me gjuhë, emocion dhe kulturë për të ardhmen”, deklaroi gjatë darkës së shtruar nga kryeministri Edi Rama, me miqtë e Francës, në nderim të presidentit francez Emmanuel Macron.













