Ballina Flash

Koçiu pret ambasadorin e Spanjës: Forcim i bashkëpunimit në shëndetësi

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me ambasadorin Spanjës në Tiranë, Álvaro Renedo Zalba.

Koçiu bëri të ditur se në takim u nënvizua vullneti i mirë dhe interesi i përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit në sektorin e shëndetit publik dhe mbrojtjes sociale.

“Shkëmbimi i përvojave dhe ideve në shëndetësi, si dhe informimi mbi zhvillimet më të fundit në këtë fushë, ishin disa nga çështjet e diskutuara ku Shqipëria dhe Spanja mund të bashkëpunojnë”, theksoi ministrja.

Koçiu u shpreh se Spanja, si vend anëtar i BE-së, mbetet një partner i rëndësishëm për vendin tonë në procesin e integrimit në BE, në nivel politik dhe teknik.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIZRAEL – Ushtria në pritje të vendimit të qeverisë për ofensivën tokësore
Artikulli tjetërTentuan të fusin në Shqipëri lëndë piroteknike, arrestohen 12 persona në Morinë