Ballina Flash

Miqësoret me Kosovën U-17, trajneri Behari shpall listën me 22 futbollistë

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Kombëtarja U-17 është gati për miqësoret me Kosovën U-17. Trajneri Ardi Behari ka shpallur listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion për dy duelet, që do të zhvillohen në “Kukës Arena”.

Për këto ndeshje Behari ka ftuar 22 futbollistë dhe dhjetë prej tyre luajnë në ekipe shqiptare, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga jashtë, nga klube të ndryshme si Juventus, Olympiacos, Genoa apo Crystal Palace.

Kombëtarja U-17 do të grumbullohet pasditen e së hënës në Kukës, ku edhe do të kryejë seancën e parë stërvitore. Sa i përket programit të ndeshjeve, miqësorja e parë me Kosovën U-17 zhvillohet më 14 tetor, duke nisur nga ora 14:00. Dy ditë më pas, më 16 tetor nga ora 11:00, do të luhet edhe miqësorja e dytë.

Këto teste janë të rëndësishme për Shqipërinë U-17, në prag të kualifikueseve të Euro 23/24 për këtë grupmoshë. Kuqezinjtë janë pjesë e grupit 5 me Portugalinë, Çekinë dhe Malin e Zi. Ndeshjet do të zhvillohen në periudhën 15-21 nëntor 2023.

Më poshtë lista me 22 futbollistët e përzgjedhur nga stafi teknik i Kombëtares U-17 për miqësoret me Kosovën U-17:

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakREPORTAZH – 260 viktima pas sulmit të Hamasit në një festë-festival në shkretëtirë
Artikulli tjetër”Corriere della sera”: ”La dolce vita” në Durrës e pensionistëve italianë