Ballina Aktualitet

Më 1 tetor hyn në fuqi marrëveshja me Zvicrën për sigurimet shoqërore, Rama: Së shpejti ratifikimi me Italinë

TIRANË, 28 shtator /ATSH/ Në datën 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. 

Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, teksa shkroi në rrjete sociale se, “së shpejti edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë”.
“Kjo marrëveshje do t’u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre”, tha Rama.
Me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje qytetarëve të të dy vendeve, do t’u njihen vitet e pensioneve të pleqërisë, përfitimet për sëmundje, barrëlindje, dëme të shkaktuara gjatë punës, por edhe përfitime të papunësisë.

Shtetet me të cilat Shqipëria ka marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore janë Hungaria, Kanadaja, Turqia, Belgjika, Luksemburgu, Maqedonia e Veriut, Republika Çeke, Republika Federale e Gjermanisë, Austria, Kosova, Kroacia, Mali i Zi.

Ndërkohë që janë në proces marrëveshjet në fushën e sigurimeve shoqërore me Holandën, Rumaninë, Greqinë, Francën dhe Italinë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKLIME – Akullnajat zvicerane humbasin 10% të vëllimit gjatë dy viteve të fundit
Artikulli tjetërUASHINGTON – Shtëpia e Bardhë: Në tetor do të kemi samit SHBA-BE