Ballina Flash

Kurti: Operacioni vijon, po bashkëpunojmë me KFOR e EULEX

PRISHTINË, 24 shtator/ATSH/- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi në një postim në platformën ‘X’ se operacioni kundër terroristëve të armatosur në Zveçan është në vijim dhe se janë konfiskuar qindra armë dhe municione.

Kurti thekson se Policia e Kosovës mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in.

“Në operacionin e sotëm kundër terroristëve të armatosur, Policia e Kosovës, konfiskoi qindra armë dhe municione, duke përfshirë pajisje të rënda ushtarake, si mitralozë, granata e të tjera. Policia jonë mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in. Operacioni është në vazhdim”, ka deklaruar Kurti.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNumërohet kutia e parë në Kukës, Majko: Procesi zgjedhor i qetë…
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/9/2023