Ballina Aktualitet

Numërohet kutia e parë në Kukës, Majko: Procesi zgjedhor i qetë…

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Ka nisur procesi i numërimit në qytetin e Kukësi, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme që u zhvilluan këtë të dielë në për kryetarin e Bashkisë së Kukësit. Fillimisht në sitë janë pesë kutitë e para, nga 74 kuti në total për t’u numëruar.

Në garë për bashkinë e Kukësit janë Albert Halilaj nga Partia Socialiste dhe Emri Vata nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Sipas raportimit të KQZ, nga kutia e parë e numëruar rezulton se Emri Vata i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, kryeson me 84 vota, kundrejt 51 votave të marra nga kandidati tjetër i Partisë Socialiste, Albert Halilaj.

 

Në procesin zgjedhor të mbyllur sot në ora 19:00 morën pjesë në votime 45.63% e zgjedhësve, ose nga 41 816 zgjedhës në qendrat e raportuara kanë votuar 15 856 zgjedhës. Në Kukës janë 74 qendra votimi, 1 prej të cilave ishte ngritur në institucionin e paraburgimit të qarkut Kukës.

Drejtuesi politik i partisë Socialiste në Kukës, Pandeli Majko tha për ABC News se procesi i

 “Procesi ishte i qetë. Qytetaria kuksiane tregoi se këtu do të fitojë më i miri. Ne presim rezultat pozitiv, tani qytetarët e vendosin. Është shumë e rëndësishme që edhe procesi i numërimit të ruaj të njëjtin trend dhe qetësi, si ai i votimit”, tha Majko.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNis numërimi i votave për kryetarin e ri të Bashkisë Kukës
Artikulli tjetërKurti: Operacioni vijon, po bashkëpunojmë me KFOR e EULEX