TIRANË, 24 shtator/ATSH/- KQZ njofton se ka filluar procesi i numërimit të votave në VNV 11, Bashkia Kukës.
Në njoftimin zyrtar, KQZ apelon që numërimi duhet të vazhdojë në mënyrë të pandalur derisa të përfundojë edhe kutia e fundit e votimit.
Përveç ekipit të inspektorëve në terren, në qendrën operacionale të KQZ po ndiqet me video/audio çdo moment i procesit.
https://iemis.kqz.gov.al/results2023_kukes/




























