Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/9/2023

PEKIN (Kinë) – Dialogu Ekonomik dhe Tregtar Kinë-BE.

PEKIN (Kinë) – Vizitë e komisionerit evropian të Mjedisit, Virginijus Sinkevicius.

NJU DELHI (Indi) – India dhe SHBA organizojnë Konferencën e shefave të Shtabeve të Përgjithshme të Azi-Paqësorit.

MANILA (Filipine) – Leila de Lima, kundërshtarja e burgosur e ish-presidentit të Filipineve Duterte, del përpara gjykatës.

ATHINË (Greqi) – Vizitë e një delegacioni prej tetë OJQ-sh ndërkombëtare të specializuara në lirinë e shtypit për të vlerësuar situatën në Greqi.

GJENEVË (Zvicër) – Komisioni hetimor i OKB-së për të drejtat në Ukrainë jep përditësimin e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

VJENË (Austri) – Hapja e konferencës së përgjithshme vjetore të IAEA-së, mbikëqyrëses bërthamore të OKB-së.

RIN (Gjermani) – Prezantimi nga ”Mercedes-Benz” i kamionit të tij elektrik të rëndë ”eActros 600” dhe prototipit të tij të hidrogjenit.

LASHEL (Francë) – Nisja nga ”Plastic Omnium” e kantierit të fabrikës më të madhe të rezervave të hidrogjenit në Evropë.

HAGË (Holandë) – Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dëgjon argumentet e Rusisë në çështjen e “gjenocidit” ukrainas.

BERLIN (Gjermani) – Google dhe IW Consult prezantojnë një studim mbi teknologjitë dixhitale dhe IA.

PARIS (Francë) – Vizitë e ministrit të Jashtëm italian, Antonio Tajani.

UASHINGTON – Biden pret një samit me liderët e ishujve të Paqësorit.

MONTEVIDEO (Uruguaj) – Konferenca Globale e Parlamentarëve për IA dhe Demokracinë./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti: Operacioni vijon, po bashkëpunojmë me KFOR e EULEX
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e hënë, 25 shtator 2023