Ballina Bota

KIEV – Zelensky konfirmon mbërritjen e tankeve ”Abrams” nga SHBA

KIEV, 25 shtator /ATSH-DPA/ – Tanket e para amerikane ”Abrams” kanë mbërritur në Ukrainë dhe tashmë janë duke u përgatitur për vendosje, shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram.

Në total, Shtetet e Bashkuara kishin njoftuar dërgimin e 31 tankeve të këtij lloji në Ukrainë.

Zelenskiy nuk dha detaje mbi numrin e tankeve amerikane tashmë në vend.

Ai falënderoi aleatët për ndihmën e tyre të armatosur. Shtetet e Bashkuara konsiderohen si mbështetësi më i rëndësishëm ushtarak i Kievit.

Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt 2022, ndihma ushtarake e SHBA-së për Ukrainën ka arritur në 43.9 miliardë dollarë, sipas të dhënave të qeverisë.

Kohët e fundit, u autorizuan armë dhe pajisje me vlerë 128 milionë dollarë nga rezervat ushtarake amerikane.

Raketat ATACMS, me rreze veprimi deri në 300 kilometra, të kërkuara gjatë nga Kievi, nuk ishin përfshirë. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBixha: Kompensimi i biletës së transportit për studentët, jo për të gjithë linjat e urbanit në Tiranë
Artikulli tjetërAMA nis hetim administrativ për shoqërinë “Tring” sh.a.