BRUKSEL, 25 shtator /ATSH-DPA/ – Brukseli ka paralajmëruar gjigantët e mediave sociale Alphabet, TikTok dhe Meta se duhet të bëjnë më shumë për të mbrojtur zgjedhjet e Sllovakisë nga ndërhyrjet e huaja ose rrezikojnë gjoba të mëdha, shkruan politico.eu.
Në një seri takimesh në Bratislavë, Komisioni Evropian dhe qeveria sllovake u kërkuan kompanive të ndajnë burime shtesë për të goditur gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe propagandën pro-ruse përpara votimit të 30 shtatorit.
Sipas Brukselit zyrtar ka shqetësime në rritje midis rregullatorëve evropianë dhe sllovakë se dezinformimi dhe ideologjia pro-Kremlinit po përhapen në mesin e përdoruesve lokalë të mediave sociale, duke përfshirë mbështetësit e Robert Fico, ish-kryeministrit të diskutueshëm të vendit.
Fico ka bërë thirrje për t’i dhënë fund mbështetjes ushtarake për Ukrainën dhe partia e tij aktualisht është përpara në sondazhe. /os/























