Ballina Bota

ITALI – Një tërmet 4,8 ballë Rihter përfshin rajonin e Toskanës

FIRENCE, 18 shtator /ATSH-ANSA/ – Një tërmet me magnitudë 4,8 ballë Rihter është regjistruar në rajonin e Toskanës, pak pas orës 05:00.

Tërmeti u ndje  edhe në rajonet fqinje, veçanërisht në Emilia-Romagna, mbi të gjitha në provincën Forlì-Cesena dhe Ravenna.

”Kontrollet e nisura menjëherë vazhdojnë përmes Mbrojtjes Civile dhe strukturave vendore, me shpresën se nuk do të ketë dëme të konsiderueshme në njerëz dhe prona”, ka shkruar në Facebook presidenti i Rajonit Emilia-Romagnas, Stefano Bonaccini./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 18/9/2023
Artikulli tjetër​Osmani i kërkon Mbretit të Jordanisë mbështetje për njohje nga vendet arabe