FIRENCE, 18 shtator /ATSH-ANSA/ – Një tërmet me magnitudë 4,8 ballë Rihter është regjistruar në rajonin e Toskanës, pak pas orës 05:00.
Tërmeti u ndje edhe në rajonet fqinje, veçanërisht në Emilia-Romagna, mbi të gjitha në provincën Forlì-Cesena dhe Ravenna.
”Kontrollet e nisura menjëherë vazhdojnë përmes Mbrojtjes Civile dhe strukturave vendore, me shpresën se nuk do të ketë dëme të konsiderueshme në njerëz dhe prona”, ka shkruar në Facebook presidenti i Rajonit Emilia-Romagnas, Stefano Bonaccini./ /os/
