Ballina Bota

UKRAINË – Rusia sulmon portet jugore të Danubit

KIEV, 13 shtator /ATSH-DPA/ – Rusia ka kryer një sulm të ri në portet e Danubit në Ukrainën jugore pranë kufirit rumun me drone luftarake, sipas zyrtarëve ukrainas.

“Gjatë sulmit, i cili zgjati më shumë se katër orë dhe u krye në disa valë, mbrojtja ajrore ukrainase kapi sot në mëngjes 32 dronë”, tha forcat ajrore ukrainase.

“Shtatë civilë në qytetet Reni dhe Izmail u plagosën. Në total, ushtria ruse përdori 44 dronë kamikaze”, tha ajo.

Sipas raporteve të medieve rumune, banorët në komunat Tulcea dhe Galați, të cilat kufizohen me Ukrainën, morën alarme për sulm ajror në telefonat e tyre celularë për herë të parë.

Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, i cili përfshinte një bllokadë detare të porteve të Detit të Zi të Ukrainës. Moska ka sulmuar gjithashtu portet lumore të Ukrainës jugore përgjatë kufirit rumun jo shumë larg grykës së Danubit për disa javë. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Cila është komisionerja që thurr me shtiza në … PE?!
Artikulli tjetërBRUKSEL – Von der Leyen: Menaxhimi i emigrantëve duhet të jetë efektiv dhe njerëzor