Ballina Bota

FOKUS – Mijëra të vdekur pas stuhisë së fuqishme në Libi

TRIPOLI, 12 shtator /ATSH-DPA/ – Një stuhi e fuqishme që përfshiu Libinë lindore mund të ketë shkaktuar vdekjen e mijëra personave dhe dëme masive në shtëpi, diga dhe rrugë, tha sot një zyrtar.

Kryeministri i caktuar dhe ministri i Financave i një prej qeverive rivale në vendin e përfshirë nga lufta civile, Osama Hammad tha se mund të jenë vrarë mbi 2 000 persona.

Ai shtoi se disa qytete ishin shkatërruar tërësisht.

Por, një zyrtar ushtarak në rajonin më të goditur tha se numri i të vdekurve ishte shumë më i lartë dhe paralajmëroi se mijëra të tjerë janë raportuar të zhdukur.

Zëdhënësi i Ushtrisë Kombëtare Libiane (LNA) gjeneral-major Ahmed al-Mismari tha se rreth 2 000 persona kishin vdekur në qytetin lindor të Dernas.

“Ndërsa 5 000- 6 000 persona janë raportuar të zhdukur”, tha ai në një konferencë për shtyp.

“Numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet”, sipas burimeve mjekësore në Derna.

“Dy diga në qytet janë shembur”, tha këshilli në faqen e tij në Facebook. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBotërori i peshëngritjes, Qerimaj në pesë më të mirët
Artikulli tjetërBasha përkujton Azem Hajdarin: Kontributi i tij do të nderohet përherë