Ballina Ekonomi

Të ardhurat nga pushteti vendor, 17.2 miliardë lekë

TIRANË, 5 shtator/ATSH/ Gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti të ardhurat nga pushteti vendor llogariten 17.2 miliardë lekë.

Të ardhurat nga pushteti vendor përbëhen nga tre zëra kryesorë: të ardhurat nga taksa e pasurisë, taksa mbi biznesin e vogël dhe taksat lokale.

Nga taksat lokale të ardhurat gjatë 7 muajve të vitit 2023 llogariten 13.4 miliardë lekë, nga 14.4 miliardë lekë që u mblodhën gjatë 7-mujorit të 2022-shit.

Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga taksa mbi pasurinë llogariten 3.7 miliardë lekë, nga 4.1 miliardë lekë që u mblodhën në 7-mujorin e 2022-shit.

Nga taksa mbi biznesin e vogël u mblodhën 36 milionë lekë në buxhet, nga 44 milionë lekë që u mblodhën në 2022-shin.

Ndërkohë, qeveria planifikon që gjatë vitit 2023 të ardhurat nga pushteti vendor të arrijnë në 29.1 miliardë lekë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGaro: Ndryshimet e qeverisë, përpjekje e dështuar për retushim
Artikulli tjetërDeficiti tregtar i frikshëm, Krasniqi: Jashtë vendit dolën 52. 6 miliardë euro për 22 vjet