Ballina Ekonomi

Unifikohet procesi i shpërndarjes së faturave të energjisë për 1.3 milion abonentë familjarë

TIRANË, 1 shtator/ATSH/ Posta Shqiptare dhe Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) arritën marrëveshjen për unifikimin e procesit të shpërndarjes së faturave të energjisë elektrike.

Marrëveshja u nënshkrua të premten nga kreu i Postës Shqiptare Ardit Demiri dhe administrator i FSHU-së, Elton Sevrani.

Marrëveshja ka në fokus rritjen e cilësisë së shpërndarjes së faturave të energjisë elektrike.

Përmes saj synohet unifikimi i të gjithë procesit, duke nisur nga printimi, zarfimi dhe shpërndarja e faturave të konsumit të energjisë elektrike për 1.3 milion abonentë familjarë dhe privatë të shoqërisë OSHEE Group.

Marrëveshja e re me FSHU do të nisë zbatimin duke filluar nga muaji shtator.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMinistria e Drejtësisë hap dyert për 22 praktikantë ekselentë
Artikulli tjetërFOKUS – Kur njerëzimi ishte në prag të zhdukjes