Ballina Bota

JOHANESBURG – Lula: Vendet e pasura, përgjegjëse për ndryshimet klimatike

BRAZILIA, 23 gusht /ATSH-ANSA/ – Presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva tha sot në samitin e BRICS se vendet e pasura janë kryesisht përgjegjëse për ndryshimet klimatike ndërsa bëri thirrje për më shumë fonde.

“Është shumë e vështirë të luftosh ndryshimin e klimës, ndërkohë që shumë vende në zhvillim janë ende duke luftuar me urinë’, tha Lula.

“Përgjegjësit për emetimet e karbonit ishin ata që bënë revolucionin industrial”, tha lideri progresiv, sipas të cilit Marrëveshjet e Parisit dhe Konventa e Klimës duhet të vlerësohen në vend që të transferohen përgjegjësitë në hemisferën jugore.

“Që të përmbushen premtimet e vendeve të pasura, nevojiten financime të reja dhe shtesë për klimën si pjesë e fondeve të zhvillimit”, shtoi Lula gjatë fjalimit të tij, në Johanesburg. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAnija kozmike indiane ulet në Hënë, vendi i katërt që ia del me sukses
Artikulli tjetërZgjedhjet për bashkinë Kukës, miratohen kandidatët e Berishës për primaret