Ballina Bota

Anija kozmike indiane ulet në Hënë, vendi i katërt që ia del me sukses

NJU DELHI, 23 gusht /ATSH-DPA/ – Një anije kozmike indiane është ulur në Hënë, njoftoi sot Organizata Indiane e Kërkimeve Hapësinore (ISRO), duke e bërë atë vendin e katërt që ka arritur të ulet në mënyrë të sigurtë.

“Chandrayaan-3 ka zbritur me sukses në Hënë”, njoftoi agjencia në X, platforma e njohur më parë si Twitter.

“Chandrayaan” do të thotë automjet hënor në sanskritisht.

Deri më tani, vetëm SHBA-ja, Bashkimi Sovjetik dhe Kina kanë ulur në mënyrë të sigurt anijet e tyre kozmike në Hënë.

Anija kozmike më pas do të eksplorojë anën jugore të Hënës për rreth dy javë, për të cilën shkencëtarët thonë se ndodhen akuj dhe minerale të vlefshme.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Lajčák dhe Escobar diskutojnë dialogun Beograd-Prishtinë
Artikulli tjetërJOHANESBURG – Lula: Vendet e pasura, përgjegjëse për ndryshimet klimatike