Ballina Bota

BRUKSEL – Lajčák dhe Escobar diskutojnë dialogun Beograd-Prishtinë

TIRANË, 23 gusht /ATSH/ – Përfaqësuesi special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák zhvilloi dje një takim me të dërguari special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Kënaqësi të mirëprisja kolegun dhe mikun tim të mirë, zëvendësndihmës-sekretarin për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike dhe përfaqësuesin special në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Bruksel”, njoftoi sot përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák në platformën X të quajtur më herët Twitter.

“Së bashku me ekipet tona, ne zhvilluam dje një diskutim të thelluar mbi Dialogun, situatën aktuale dhe hapat përpara, si dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Mirënjohës për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm”, shtoi Lajčák. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjedhjet për bashkinë Kukës, Rexhmati: Primaret nuk i shërbejnë konsolidimit të strukturave
Artikulli tjetërAnija kozmike indiane ulet në Hënë, vendi i katërt që ia del me sukses