TIRANË, 23 gusht/ATSH/ Më datë 27 gusht grupimi i Rithemelimit në Partinë Demokratike do të zhvillojë procesin e primareve për të përzgjedhur kandidatin në zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit për kreun e bashkisë së Kukësit.
Kjo u vendos në mbledhjen e sotme të Kryesisë, ndërkohë që u miratua edhe lista e kandidatëve të primareve.
“Mbështetur në dekretin e datës 11 gusht 2023 të Presidentit për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme për bashkinë Kukës, në datën 16 gusht, KQZ ka përcaktuar afatet proceduriale të cilat duhet të zbatohen nga partitë politike për registrimin e zgjedhjeve. Nisur nga këto afate dhe në përputhje me statutin e PDSH-së dhe vendimin e Këshillit Kombëtar për primaret jemi të detyruar të organizojmë primaret në një kohë sa më të shpejtë”, thuhet në njoftimin për shtyp.
“Dega Kukës pas mbledhjes së Kryesisë realizuar me drejtuesin politik të qarkut në datën 16 gusht 2023 ka mbledhur kandidaturat për primaret për zgjedhjet vendore të datës 24 shtator 2023. Dega ka sjellë 0 propozime të cilat janë kontaktuar nga Sekretariati Organizativ dhe janë ftuar të plotësojnë dokumentacionin e kandidimit për primaret. Deri sot, në afatin e fundit për pranimin e dokumentacionit kanë plotësuar formularët 6 kandidatë nga të cilët 5 janë propozuar nga dega dhe një është vetëpropozim”, vijon njoftimi i PD-së.
























